Duhani në shtatzëni
Ola Sa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Pirja e duhanit është e dëmshme gjatë gjithë shtatzënisë. Ajo është apsolutisht e ndaluar në shtatzëni. Oksidi i karbonit dhe nikotina që lëshon duhani, duke kaluar në mushkëri, bën që fëmija të marrë sasi më të pakta oksigjeni dhe rritja e tij të jetë më e vogël duke u krahasuar me javët e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Psh. Dr Memli Doja te konsultohem me ju persa i perket demtimeve qe shkakton duhani ne shtatzani. Une jam ne javen e 10 te shtatzanise dhe me pare kam qene nje perdoruese e rregullt e duhanit. Pasi mesova per shtatzanine jam munduar ta rralloj pirjen e tij por nuk kam mundur ta lej plotesisht. Sigurisht qe kudo flitet se eshte i demshem per nje femer shtatzene por pas nje vizite me mjekun gjinekolog ai me tregoi se nuk shkakton asnje demtim te drejtperdrejte tek bebi dhe e vetmja gje qe shkakton eshte vetem lindje e parakohshme dhe si rrjedhoje femije me peshe te vogel. Ju lutem....a mund te me ndihmoni me me teper informacion persa i perket kesaj sepse shume njerez po e hedhin poshte" teorine" e ketij mjeku duke me keshilluar qe ka efekte shume te renda... Jam me padurim ne pritje te pergjigjes suaj dhe ju falenderoj per kohen qe harxhoni duke na u gjendur prane me keshillat tuaja.