Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje, desha t`ju pyes une ka qe 1 muaj qe kam lind, menstruacionet nuk me vijne me, a mundem me pas marredhenie apo duhet te shkoj njehere te kontrollohem?

Valmira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Valmira. Pas lindjes, është e mira që marrëdhëniet seksuale të rifillojnë pasi të kalojnë ditët e lehonisë. Pra, pas rreth 45 ditësh kur organet gjenitale femërore presupozohet se janë rikthyer në gjendjen e tyre të para shtatzënisë. Marrëdhënia seksuale e pa mbrojtur, është premisë për shtatzëni të padëshiruar. Pas lindjes, shumë gra mbeten shtatzënë edhe pa ardhur menstruacioni i parë sepse, gjakrrjedhja ndodh pas ovulimit. Pra, vezët janë përgatitur për shtatzëni të re, e cila ndodh nëse në qarkullim ka spermatozoidë. Nëse nuk ndodh shtatzënia e re, atëherë femrat vërejnë se kanë gjakrrjedhje dhe shprehen “tani më erdhën menstruacionet e unë duhet të mbrohem”, duke shmangur padashje fazën e ovulimit. Nëse menstruacionet nuk të kanë ardhur për ndonjë shkak dyshues, me patjetër duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog, për t’i dhënë zgjidhje situatës. Gjithë të mirat.

/komuniteti