Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përse e ndjej fundin e barkut të rënduar?

Pershendetje doktoresha, jam e shqetesuar pak se e ndjej fundin e barkut te renduar, kam kontraktime por sic i quani ju te izoluara. Une tani jam 30 javeshe. Cfare mendoni eshte pesha e bebit qe rendon, apo mos ka dicka shqetesuese? Me respekt Marsida.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Ndjenja e rëndesës në fund të barkut mund të jetë rezultat i rritjes së peshës së mitrës nga shtatzënia. Nëse kjo rëndesë shoqërohet me sforcime të herë pas herëshme të mitrës, drejtohu tek mjeku që të ndjek shtatzëninë për të bërë një cervikometri (matje ekografike të qafës së mitrës), për të përjashtuar rrezikun për lindje para kohe. Mjeku do të japë edhe rekomandimet dhe trajtimin e nevojshëm nëse është e domosdoshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti