Koha e përshtatshme për fillim të shtatzënisë
Blerina Rafuna
(14 vite më parë)
Përshëndetje Blerina
E rëndësishme është që tentimi për shtatzëni të bëhet gjatë ditëve të ovulimit.
Ovulacioni tek një grua me cikël menstrual 28-të ditë, ndodh rreth ditës së 14-të deri 16-të. Këto janë ditët më të favorshme kur prodhohet veza dhe është e mundur që shtatzënia të ndodhë, nëse në qarkullim ndodhen spermatozoidë. Numrimi për të gjetur ditët e ovulacionit, fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale.
Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe ju uroj pune te mbare. Desha te bej nje pyetje pas ciklit cila eshte koha me e pershtatshme per te ngelur shtatzene meqenese mjeku ka thene qe me e pershtashmja eshte 2 javet e para pas ciklit meqenese kam filluar te provoj per shtatzani? Ju pershendes pres pergjigjen tuaj.