Dhimbje në fund të barkut pas paptestit
Adelina Uksmajli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Kryerja e Pap- testit nuk shoqërohet me dhimbje në fund të barkut, si të gratë shtatzëna apo jo shtatzëna. Ankesa mund të lidhet edhe me faktor të tjerë, që midis tyre mund të jetë prania e shtatzënisë. Prandaj kontakto mjekun obstetër-gjinekolog për të të përshkruar në recetë përdorimin e spazmolitikëve si dhe për të vlerësuar shkakun e dhimbjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam shtatzene ne javen e 14, para dy dite e kam bere paptestin mirepo tani kam shume dhimbje ne fund te barkut. A jane normale keto dhimbje, sepse une jam shume e shqetesuar?