Sterilizimi femëror
Eda Bejtja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eda
Për të kryer ose jo sterilizim tubar, është mjeku ai që do të vendosë duke u bazuar në gjëndjen e cikatricës operatore sigurisht edhe me aprovimin tënd dhe të bashkëshortit. Nëse mjeku e vlerëson si gjëndje të mirë të cikatricës, mund edhe të mos e sugjerojë mbylljen e tubave. Në këtë rast ai duhet të sugjerojë përdorimin dhe ti me rigorozitet duhet të ppërdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.
Lindja me anestezi spinale, është bërë tashmë një proçedurë rutinë dhe nuk ka pasoja anësore. Që të sigurohet dhe të jesh e qartë mbi këtë lloj anesezie, kërko një këshillim nga një mjek anesteziolog.
Të uroj lindje të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam shume ne dileme pasi edhe nje muaj pak a shume me duhet te lind dhe jam shume e pavendosur. Jam shtatzene rreth 34 javeshe me femijen e trete, dy te tjeret i kam 4 vjec dhe 21 muajsh dhe i kam lindur te dy me opeacion cesarean pasi femija i pare nuk eshte kthyer me koke poshte deri ne fund, po ashtu dhe te dytin pasi ishte shpejt dhe ka lindur 3.8 kg dhe gjinekologu kishte frike te me linte te provoja te lindja ne menyre natyrale. Tani kam mbetur shtatzene pa dashje dhe mjeku me rekomandon qe te mbyll tubat gjate lindjes pasi edhe shtatzani tjeter nuk mund te kem duke qene se kryej tre operacione, une jam 27 vjece. Cfare me keshilloni, shtatzanite te gjitha i kam pasur pa asnje komplikacion. Gjithashtu desha tju pyes dhe per menyren e anestezise, dy lindjet e tjera i kam bere me anestezi totale ndersa tani kisha qejf me spinale por me thone qe ka rrezik duke pasur parasysh qe behet ne shtyllen kurrizore dhe te le me dhimbje shpine me vone dhe ka rrezik paralize nqs nuk behet mire.