Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund të filloj me ushtrime dhe a mund të bart pojas pas lindjes?

Pershendetje doktoreshe, pyetja ime eshte se kam lind me operacion qe dy jave edhe deshta me dite se a eshte e vertete qe s`ben me pi uje shume se te mbet barku i madh dhe kur mundem me fillu me be ushtrime te barkut, jam shume mire, plagen e kam mire, bile ka nis krejt edhe te humbet si vije e kafte ana djathte gati vetem ne anen e majte eshte pak me kuq edhe cfare me ka qudit sihte se ne Kosove plagen e fashojne edhe e pastrojne plus edhe penjte i heqin, ne Gjermani ku jetoj si me kane operuar s`ma kane mbyll plagen veç nje gaze permbi pa fllaster edhe as njehere ne spital qe kam qendru 5 dite s`ma kane pastruar, veç me kane fut me u pastru me uje te vaket per çdo dite, taman dush edhe mbasi kam ardhe ne shtepi s`me kane thene fare me shku me i heq penjte, bijne vet me thane sa dola prej operimi, ama me interesoi pse ketu ndryshe edhe plaga shume e vogel, motra ime qe ka lind atje, plagen me te madhe e ka, flm shume, shpresoj te me pergjigjeni ne pyetjen time se kur mundem me fillu me ushtru edhe a mundem tash me shtrengu barkun me diçka me ndonje korse? Flm shume.

Valentina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina.

Sasia e konsumit të ujit, nuk influencon në mbetjen e barkut të madh pas lindjes. Ushtrime fizike për të kthyer trupin në gjendjen e paralindjes, mund të fillohen pas lehonisë dhe në rastin tënd, pas mbylljes dhe shërimit të plagës operatore. Pas kësaj periudhe, mund të vendosësh një korse.

Edhe në Shqipëri (në klinikën ku unë punoj), plaga operatore nuk fashohet dhe nuk kërkohet pacienti për të hequr penjtë, sepse ato absorbohen nga organizmi. Ndërsa madhësia e plagës, është teknikë operatore edhe nuk ka anjë problem shëndetsor.

Gjithë të mirat.

/komuniteti