Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha ekografike e shtatzënisë

Persh.doktoreshe! Desha te pyes kur mbaron terminimi i shtatzanise,sipas moshes ekografike apo asaj mestruale?Sepse une sot bera ekon dhe me moshe mestruale jam 37+4 ndersa ekoja tregonte 38+4 mosha ekografike?jam ne merak se deri kur duhet te pres.A mund te me jepni nje pergjigje ju lutem?Shume faleminderit.

Dorina Agalliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Mesatarisht/afërsisht lindja duhet të ndodhë në fund të javës së 40-të të shtatzënisë, ku llogaritja fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit të ciklit menstrual. Edhe mosha ekografike duhet të tregoj të njëtin moshë të shtatzënisë sipas llogaritjes menstruale, sepse aparati mat dhe korrekton mbi këtë bazë.

Por unë mendooj se tashmë për ty nuk është kjo e rëndësishme. Je futur në atë moshë të shtatzënisë, që kurdo që të ndodhë lindja ajo është normale dhe konsiderohet e sukseshme.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm sa më afër termit

/komuniteti