Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje shpine

Pershendetje Jam ne javen e 24 te shtatzenize, por kam dhimbje te lehta te shpines dhe ne fund te berkut. Kur filloj te eci dhimbje me shum kam ne anen e djatht. A eshte problem ose jo? Gjith te mirat Mimoza

Mimoza Ajdini Fidani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Dhembjet e shpinës zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së shtatzënisë.

Dhimbjet e barkut konsiderohen normale, nëse nuk janë të forta dhe të shoqëruara dhe gjakrrjedhje. Në të kundërt, drejtohu menjëherë tek mjeku gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti