javë pas jave
Përshëndetje Iris
Nëse pilulat kontraceptive nuk përdoren në mënyrë rigoroze sipas rregullit të caktuar, mundësia për shtatzëni të padëshiruar qëndron. Më poshtë pot ë përshkruaj praktikën e marrjes së pilupave contraceptive.
· Çdo ditë pihet nga një kokërr, në orar të caktuar.
· Nëse harrohet të pihet një kokërr, ajo merret sapo t’ju kujtohet. Për dy ditë mbrohu nga shtatzënia e padëshiruar me metoda të tjera kontraceptive.
· Në rast se harrohet të pihen dy kokrra rrjesht, në dy javët e para, atëherë në dy ditët e ardhshme pihen nga dy kokrra në ditë. Për pesë ditë mbrohu nga shtatzënia e padëshiruar me metoda të tjera kontraceptive.
· Në rast se harrohet të pihen dy kokrra rrjesht në javën e tretë ose më shumë se dy kokrra rrjesht në çdo kohë, atëherë mos e përdorni më atë paketë. Mbrohu nga shtatzënia me metoda të tjera kontraceptive dhe fillo një paketë të re.
Gjithë të mirat.


Pershendetje dr. Une prej tre muajsh marr tableta kontraceptive belanette por pas ikjes se ciklit ne diten e pare té 21 une harrova té marr tableten dhe keshtu diten e dyte piva 2 pilula per té zevendesuar té paren. Pilulat i marr ne oren 8 té mbremjes dhe ne oren 5 té mengjesit pata té vjella perben kjo problem? ndersa diten e trete vazhdova ti pija rregullisht. Ajo qe me shqeteson eshte se kam pasur kontakt diten e trete pas pirjes se pilules. A riskoj per shtatzani doktoreshe pasi kam lexuar se javen e pare duhet té jesh sh e mbrojtur? Té faleminderit.