Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjinjëve

Pershendetje dr.e kom vajzen 10 muajshe dhe ka 10 dite a me shum qe e thith vetem gjirin e majt te djathti si ja jap ne goj e gic dhe e leshon kom provu ne cdo menyr me ja jap por asesi nuk e merr te djathtin vetem te majtin tash jom shqetsu shum a mundem me pas naj problem ne te ardhmen me gjinj shkaku i kesaj, a te vazhdoj ta ushqej vajzen vetem me njerin gji apo ta ndaj nga gjiri krejt qfar me keshilloni ju lutem.ju pershendes

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Albana,

Të rekomandoj që fëmijës t`ia ofrosh edhe gjirin e djathtë në mënyrë që të formohet thithka, dhe pastaj prej thithjes edhe stimulohet ardhja e qumështit të gjirit. Në këtë mënyrë mund të mbetet njëri gji më i vogël se tjetri, gjithsesi ofroja të dy gjinjtë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti