Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar

Pershendetje dr Mimoza! Kam lindur vajzen qe 3 muaj, kam bere kontrollen tek gjinokologu ku gjithqka ish mire... por une deshiroj te mbrohem nga shtatzania e padeshiruar tani per tani... kam vendos te marr hapa, mjeku me rekomandoj Cerazette ku tha mundesh mi pi edhe pse vajzen e ushqej me gji... por mu ende nuk me ka ardh cikli menstrual, e nuk di te filloj menihere me keto hapa apo duhet te prej deri te me vin menstruacionet? Ju faleminderi shume per pergjigjjen!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bila

Pilulat që përdoren për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar gjatë periudhës së gjidhënies, fillohen që ditën e parë që ato meren dhe vazhdohen pa ndërprerje çdo ditë rregullisht në të njëjtën orë pa e harruar asnjë ditë. Pilula e rekomanduar nuk influencon negativisht në gjidhënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti