Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e rralla të bebes

Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 32te te shtatzenise,qe nje jave levizjet e bebes jan rralluar dukshem,nuk e ndjej si me heret,tani shume me pak leviz! A eshte normale kjo apo ka vend per shqetesim? Gjithe te mirat.

Trit 90 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Trit

Ndjekja aktive e lëvizjeve fetale përdoren në mënyrë të efekshme sidomos në javët e fundit të shtatzënisë, afërsisht në 10-12 javët e fundit të saj. Në rastet e shtatzënive me rezik të lartë, monitorimi i tyre bëhet me ekografi. Në shtatzënitë normale, numërimi i lëvizjeve fetale bëhet nga vetë nëna.

Në 10-të javët e fundit të shtatzënisë, lëvizjet fetale ulen në mënyrë progresive. Kjo do të thotë se numri i tyre vjen duke u ulur sa më afër kohës së lindjes afrohet shtatzënia.

· Në javën e 30-32 të shtatzënisë, çdo 12-të orë, lëvizjet fetale janë rreth 90.

· Numri i tyre vazhdon duke u ulur dhe arrin; në javën e 40-41 të shtatzënisë, çdo 12-të orë, rreth 40 lëvizje.

Pas javës së 30-të të shtatzënisë, nëse lëvizjet fetale janë më pas se 10 për çdo 12-të orë, tregon shenjë të vuajtjes fetale. Kjo shenjë do të thotë se shtatzëna në mënyrë të menjëheshme duhet të kontaktoj mjekun obstetër-gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti