Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje Zonja Keta menstacionet i kam pasur me rregull gjeth dhe tani vendosa te mbetem shtatezen se fundmi i pata me 16 janar e tash me erdhen me 8shkurt nje jav me heret si mund ti gjej ditet e ovulimit kur i kam?? dhe me shqetson nje gje se ditete e para i kam menstracionet e kuqe e 2dit e fundit me vin ngjyr kafe perse??a Ndikon kjo per mbetjen shtatezan.

Erla Laa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erla

Për të pretenduar për shtatzëni, duhet që cikli menstrual të rregullohet sipas një ritmi të caktuar. Kjo do të thotë që ritmi dhe niveli hormonal të bëhen të rregullta duke dhënë edhe një ciklë menstrual të rregullt. Prandaj duhet të bësh vizitë dhe kontroll tek mjeku obstetër-gjinekolog, për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual. Për ta rregulluar ritmin menstrual, mjeku do të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Një nga mënyrat e gjetjes së ditëve të ovulacionit, është matja e temperaturës bazale. Çdo mëngjes pa u ngritur nga shtrati mat temperaturën bazale me të njëjtin termometër të shkundur. Nga dita që termometri do të tregoj temperaturë rreth 37.5ºC e dy tre ditë më pas, janë ditët e ovulacionit. Mirë është që këto ditë të konfirmohen edhe me anë të ekzaminimit ekografik, duke vlerësuar maturimin e folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti