Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe.Jam shtatezene 32 javeshe,kjo eshte shtatezania ime e pare dhe jam ne merak sepse dje bera eko dhe doktori me tha qe bebi jot peshon 2200 gr dhe ne krahasim me javet eshte pak i madh.thjeshte me keshilloi te bej nje eko tjeter mbas 3 javeve per te pare ecurin se sa do shtoje gjate kesaj kohe.te lutem me keshillo cfar duhet te bej,pasi viziten te doktoresha e kam javes tjeter, mos ndoshta duhet te bej analizen e diabetit pasi nuk e kam bere sepse doktoresha nuk ma keshilloi thjeshte per faktin qe un nuk eshte se kam shtuar shume ne peshe, po ndoshta ne kete rast e ka marr bebi.me fal edhe dicka tjeter a eshte normale qe bebin e nget lemza ndoshta 2 ose 3 here ne dit, dhe cfar duhet te bej ne ato momente pasi me shqeteson fakti mos eshte dicka shqetesuese.faleminderit per sqarimin...

Soni Qose (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Pesha e bebit duket pak e madhe në raport me javët e shtatzënisë. Në këtë periudhë të shtatzënisë pesha fetale duhet të jetë mesatarisht 1.7 kg.  Të rekomandoj të bësh një kontroll të glicemisë në gjak. Lemza e bebit nuk është shqetësuese.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti