Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullim i ciklit

Pershendetje doktoresh,kam qrregullim mestrual tre muj kam perdor tableta DIANE i kam pas qdo 28 dit masi kam perfundu me terapi kam pasur vones 2 jav tash prap kam vones 4 jav por problemi qe me shqetson eshte se kam dhimbje te kembve dhe kraheve deri ne asht, a eshte e mundur kjo prej qrregullimit apo ndoshta prej tabletave se me sa e di une dhe kam lexu qe ne franc jan duke i ndalu kto tableta neper farmaci arsyen sakt nuk e di por jam mjaft e shqetesuar ju lutem pres nje pergjigje nga ju,pun te pa lodhshme me respekt Argjenda.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Argjenda

Tabletat që ke përdorur janë estro-progestativë, të cilat rekomandohen për rregullimin e ciklit menstrual. Nuk përshkruhet që ato të kenë efekte anësore si ato që ankon. Për të vlerësuar shkakun e çrregullimit, rikontakto mjekun gjinekolog për të bërë një vizitë gjinekologjike apo edhe ekzaminime të tjera. Ai mund të të përshkruaj një terapi të re.

Dhimbjet e anësive të sipërme dhe të poshtme (këmbëve dhe krahëve), nuk lidhen me çrregullimet menstruale. Bëj një analizë gjaku, për të përjashtuar ndonjë anemi të mundshme.

Gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
faleminderit shum doktoresh.

/komuniteti