Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta e ngritur lartë

E nderuara doktoresh,jam ne javen e 37,deri ne jave e 34 barku im ka qene aq poshte sa dy jave kam pas regjim shtrati dhe kam mbajtur brezin per shtatzaena.Tani qe dy dite kam hyr ne javen e 37,qe nje jave nuk e bart brezin fare mirpo mua me duket se barku tani me ka iku me lart.Te lutem cka do te ndodh tash,a ka kohe qe barku prap zbret poshte,apo a paraqet kjo ndonje rrezik???pres pergjigjen e juaj.Ju falenderoj shume.

Linddita Agushi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Tani je afër termit dhe normalisht barku do të duket më i lartë, pasi edhe bebi qëndron në kuadrantet e sipërme të tij. Me fiksimin e pjesës së paraqitur, do të krijohet ndjesia se barku ka filluar të zbresë poshtë. Kjo ndodh në javën e fundit të shtatzënisë dmth, ditët e fundit të termit. Në këtë kuptim nuk ka arsye që të shqetësohesh.

Kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë për të vlerësuar një ekzaminim fiziko kimik dhe mikroskopik të urinës.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti