Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim për shtatzëninë e dytë

Pershendetje doktoreshe! Me qene se une shtatzanine e pare e kam pas me shume komplikime, me hipertension, edema dhe proteina ne urine... tashme kam frike per shtatzanine e dyte, a do te me perseritet hipertensioni apo qfare me propozoni ju doktoreshe, a duhet te perdori ndonje medikament, per momentin jam tuj perdore qe 4 muaj Acid Filik . Pres pergjigje nga ju. Gjithe te mirat!

Nisa Nissa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nisa

Një shtatzëni ndryshon nga tjetra edhe për shkak të eksperiencave të mëparshme, në kuptimin që ajo që dihet duhet të trajtohet. Historiku i shtatzënisë së parë, tregon që ndjekja e kujdesëshme për shtatzëninë e rradhës duhet të jetë themelore. Matja e tensionit dhe trajtimi i tij nëse do të jetë i pranishëm, duhet të të bëhet rutinë. Nëse je shtatzënë dhe ke kaluar javën e 12-të, marrjen e acidit folik ndërprite, dhe fillo të marrësh multivitamina, aspirinën dhe suplement hekuri. Pas javës së 28-të, duhet të jesh në observacion rigoroz për tensionin arterial, albuminurinë dhe fillimin e edemave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti