Pershendetje, une jam nje shtatzane ne javen e 23, pyetja ime eshte se a lejohet qe ti beje pushimet ne deti? Gjate gjithe shtatzenise deri tani s`kam pasur asnje problem vetem se kam lexuar qe ekspozimi ne diell nuk preferohet gjate shtatzenise.
Mirjeta(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Mirjeta.
Nëse mjeku që ndjek shtatzëninë të ka lejuar udhëtimin dhe kalimin e pushimeve në bregdet, bëj kujdes në disa drejtime që unë i konsideroj të rëndësishme. Futja në ujin e detit të bëhet gradualisht. Noti i bën mirë shtatzënisë, por kur të lahesh shoqërohu me bashkëshortin apo një të rritur, mos shko thellë, mos noto deri në lodhje, mbrohu nga dielli sidomos nga ora 9-10 deri në orën 17-16. Nëse vapa të prish konfortin, freskohu me lëngje ose fruta të freskëta dhe akomodohu në ambjente me hije dhe të freskët.
Mos harro të kujdesesh edhe për përdorimin e kremrave me filtra, kundër rrezeve të diellit. Unë të rekomandoj të përdorësh produkte Franceze të Avene, Spray-eau thermal.
Gjithë të mirat.
(14 vite më parë)
Ada+ Ambla, fëmija kur qan nuk do te thot qe don te mbahet ne dor, por ka diqka. Kshtu qe detyra e nenes eshte te kaloj koh me femiun se paku 3 or ne dit per ta kuptuar ate.
po kur nuk pi as kafe,as caje ,as nje gje me kafeine,pse mund te stresohet bebi.si mund ti qetesojme kur duan vetem ne dore kur jane gati per gjume.klm kosova.