javë pas jave
Përshëndetje Ada
Ndryshimet në gjoks te një grua shtatzënë fillojnë që në fillim të shtatzënisë. Gjoksi ndihet i fryrë, areola përreth tij vjen duke u zmadhuar dhe duke u nxirë, Vazat e gjakut bëhen më të dukshme dhe më blu. Këto shënja me rritjen e moshës së shtatzënisë vijnë duke u theksuar gjithnjë e më shumë. Barku fillon të bëhet më i dukshëm në fund të tremujorit të dytë të shtatzënisë.
Konstipacioni/kapsllëku është ndër ankesat më të shpeshta te shtatzënat. Për shkak të shtatzënisë, ulet lëvizshmëria e zorrëve duke favorizon kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, rritet mitra duke shtypur zorrët dhe shtuar vështërsinë e të dalurit jashtë. Edhe marrja e hekurit është faktor i konstipacionit.
Dieta e pasur me perime, zarzavate, lëngje dhe komposto (kumbulle) sjell përmirësim të konstipacionit. Edhe ecja më këmbë ve në lëvizje zorrët. Unë nuk të rekomandoj të përdorësh medikamente.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Doktoresh, ju uroj nje dite te mbare. Jam ne javen e nente te shtatzanise se pare, dua te di kur fillon te zmadhohet gjoksi dhe deri kur zgjat? Po barku ne cilin muaj fillon te rritet te behet me i dukshem? Nje problem tjeter qe kam eshte edhe kapslleku, gje qe nuk kam patur asnjeher probleme, si mund te veproj qe ta zvogeloj si fenomen? Faleminderit doktoresh dhe pune te mbare.