Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e urinës

Pershendetje doktoreshe analizat para nje muaji me kan dal te urines me shume baktere si dhe proteine ++- mjfate ere 10-12 le, dhe bakterje qeliza epitplkrore,ndersa urinokultura me ka dal mire me ka dhene 6 ineksjone 3 kombinime njera ka qene gentamicin 120, si dhe nitrofurantoine, dhe nje qaj bimore nga bornica utinorm ndersa me ka thene pas 3 jave me shku me nje urine te thjeshte per te pare gjendjen, mos te harroj se ajo nuk eshte gjinekologe por eshte doktoresh e mire kur bera tani analzien dje e trubellt pesha specifike that, 1-2 er, 3-4 le, mjaft qeliza epil. pllake zer dhe pak baktere. Por doktoresha kish pushim deri te henen keshtu qe do te doja nje mendim tendin a te vazhdoj te beje edhe nje kontroll tek ajo apo te shkoj bashk me bashkeshortin te nje gjinekolog duke pasur parasysh se kam edhe infeksjon vaginal kruarje para ciklit, doktoresha me pate thene qe ke ftofje te traktit urinar sa eshte e veshtire te sherohet ky problem kur permisim ka pak?

Alea Morina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aneda

Trajtimi medikamentoz ka përmirësuar situatën që ankon, por të rekomandoj që për infeksionin gjenital të drejtohesh te mjeku gjinekolog. Ai do të kryejë disa ekzaminime specifike, për të gjetur shkaktarin e infeksionit nëse është i pranishëm dhe do të të rekomandoj trajtimin e domosdoshëm.

Nëse analizat e urinës pas përsëritjes së tyre nuk do të kenë përmirësim, të rekomandoj të konsultohesh më një mjeku urolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti