Pershendetje doktoreshe! Jam Lejla, jam ne javen e 23 te shtatzenise dhe desha te pyes se a eshte e demshme nese une lahem ne det ne kete kohe pasi qe me kane thene se nga uji i ftohte mund te te ftohet bebi? Te pershendes shume, pres pergjigjen tuaj.
Lejla(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lejla.
Nëse mjeku që ndjek shtatzëninë të ka lejuar të shkosh për pushime e sidomos në bregdet, kujdes kur të lahesh. E mira është që uji të jetë i përshtatshëm, dhe të futesh në të gradualish. Noti i bën mirë shtatzënisë, por kur të lahesh, shoqërohu me bashkëshortin apo një të rritur, mos shko thellë, mos noto deri në lodhje, mbrohu nga dielli sidomos nga ora 9-10 deri në orën 17-18. Nëse vapa të prish konfortin, freskohu me lëngje ose fruta të freskëta dhe akomodohu në ambjente me hije dhe të freskët. Kujdes ushqimet që përdor. Ato duhet të jenë të freskëta dhe jo të ruajtuara me konservantë.
Mos harro të kujdesesh edhe për përdorimin e kremrave me filtra, kundër rrezeve të diellit. Unë të rekomandoj të përdorësh produkte Francese të Avene, Spray-eau thermal.
Të uroj pushime të mbarë.