Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezore policistike

Pershendetje doktoreshe, isha te gjinekologu dhe mtha qe kam vezore policistike, mjeku me ka pershkruar hapa qe duhet ti perdor, desha ta di a jane te sherueshme dhe nese nje here sherohen vezoret a perseritet prap mu ba policistike a mjafton nje terapi per nje sherim te perjetshem?

Dona Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Sindromi i ovarit policistik vjen nga një çrregullim hormonal në organizëm, kryesisht çrregullohen hormone steroid. Sindroma e ovarit policistik, është faktor i rëndësishëm i mos mbetjes shtatzënë. Problem është i trajtueshëm dhe kur tentohet për shtatzëni, nuk duhet të jenë të pranishëm mikrokistet por të ketë vetëm folikul të maturuar.

Të uroj gjithë të mirat.

Arme . (14 vite më parë)
Donjeta, mua gjithashtu me kan thene se kisha vezore policistike kur kam qene ne kontrolle ne spitalin sistina ne shkup, pasiqe doja te mbetem shtatzene.. Gjinekologja nuk me ka dhene trajtim fare, me tha tento se pari te mbetesh shtatzene nje kohe, nese nuk mbetesh atehere fillojme trajtimin.. Une tash kam djalin 2 muajsh, dhe e kam bere pa kurefar terapie.. Te uroj cdo te mire

/komuniteti