Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Toksoplazma

Pershendetje doktor jam ne javen e 18+3 jave para nje jave isha ne kontroll dhe me tha se ne analiza me ka dal toksmoplazma negativ dhe me tha se nuk guxoj te ha mish te that te pa zir mir osé te pa pjekur mir,une shumm pa e ha mishin nuk e di si ka ndodh qe te kem ket problem,pyetja ime esht se a esht beba ime e rrezikuar,esht shtatzania ime e par dhe shum po frigohem mos po i ndodh diqka bebit.Faliminderit per pergjigjje.

Linna T.j (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Linna

Toksoplasmoza shkaktohet nga një protozoar që quhet toxoplasma gondii. Infektimi realizohet nëpërmjet prekjeve të feçeve të maces, nga përdorimi i mishit krudo dhe pak të pjekur, nga përdorimi i zarzavateve dhe frutave që nuk lahen mirë.

Në rastet e infeksionit të gruas gjatë shtatzënisë, është e nevojshme të fillohet menjëherë trajtimi farmakologjik. Nëse analiza jote rezulton negative atëherë ti nuk je e infektuar me toksoplazmë.

Parandalimi gjatë shtatëzënisë i infeksionit të toksoplazmozës, është mos përdorimi i mishit krudo dhe vezëve të pazjerra, frutat dhe zarzavatet të lahen mirë, shmangia e kontakteve me macet dhe punët e kopshtit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

 

/komuniteti