Java 28 - gjaku rh negativ
Ana Z
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Edhe pse rezultati i testit të coombs-it ka dalë negativ, të gjitha protokollet e trajtimit të grave shtatzëna me rhezus negative të paimunizuara rekomandojnë kryerjen e imunoglobulinës antirhezus në javën e 28-të të shtatzënisë. Pas lindjes, nëse fëmija rezulton me faktorin rhezus pozitiv, rekomandohet injeksioni i dytë. Nëse fëmija rezulton me faktor rhezus negativ, nuk rekomandohet përsëritja e këtij injeksioni.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje . Une jam ne javen e 28 + 5 dite te shtatezanise se pare. Une kam gjakun B negativ dhe bashkeshorti ka 0 pozitiv . Para nje jave kur bera analizen e antitrupave, kumsi me doli negativ dhe doktoresha me tha se nuk kam nevoje te marr ineksionin qe duhet mare ne javen e 28te sepse nuk kam pasur deri me tani gjakderdhje apo probleme me shtatezani, dhe se do e mar pas lindjes. Por une jam ne medyshje nese kam nevoje ta mar ineksionin apo jo , sepse kam lexu se duhet ta marr. Ju lutem me tregoni se cfare me rekomandoni ju te bej sepse kam frike mos po bej gjene e gabuar. Faleminderit.