Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia

Pershendetje per doktoreshen.


Jam shtatzene dhe te shtunen mbush 40 jave, qe dy dite kam dhimbje te lehta ne fund te shpines, dhe kontraksione goxha te fuqishme, mund te jene shenja te lindjes? Deshta te pyes edhe per poziten e bebes, ne viziten e fundit para tre jave beba nuk ishte e kthyer tamam me koke teposhte, por pakez ne te djathte, tash i ndjej levizjet e duarve te bebit ne fund te barkut, dhe te kembeve lart ne anen e majte, nuk e di se ne çfare pozite eshte, dhe a do te me kthehet ne poziten e duhur per lindje? Me respekt, Lela

Lela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla.

Shenjat që përshkruan, tregon se lindja është afër. Mjeku që do ndjekë proçesin e lindjes, me vizitë gjinekologjike dallon nivelin dhe pozicionin e kokës së bebit e cila mund edhe të jetë e fiksuar.

Uroj që lindja të jetë normale dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti