Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pagjumësia dhe duhanpirja

Kunata ime eshte ne javen e 34 te shtatzanise, po ka problem me gjume spo mundet te fleje e pin duhanin a eshte shume keq per bebe duhani une e kom vet mjekun ketu ne Gjermani me ka thane qe nuk mundesh mi lan bile me rrallu?

Lola 82 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabrije

Mungesa e gjumit sidomos gjumit të natës, nuk është pasojë direkte e shtatzënisë. Largimi i tij, mund të vijë si shkak i së panjohurës. I rekomandoj që kunata të lexojë dhe të mësojë rrugën e ecurisë së shtatzënisë. Ajo është një rrugë e tjeshtë, e bukur dhe pa ndërlikime. Besoj se pas kësaj, do të jete më e qetë dhe do të bëje gjumë të plotë.

Unë nuk i rekomandoj shtatzënave të pagjuma, të përdorin qetësues farmaceutik. Ndonjë çaj si kamomili, mundet të jetë efektiv.

Pirja e duhanit është e dëmshme gjatë gjithë shtatzënisë. Ajo është apsolutisht e ndaluar në shtatzëni. Oksidi i karbonit dhe nikotina që lëshon duhani, duke kaluar në mushkëri, bën që fëmija të marrë sasi më të pakta oksigjeni dhe rritja e tij të jetë më e vogël duke u krahasuar me javët e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti