Bebi ska marre pozicionin e lindjes
Eleonora Sh
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eleonora
Shumë të pakta janë shancet që bebi të kthehet në pozicion normal, me kokë poshtë. Në javën e 39-të të shtatzënisë, të rekoamndoj që të bësh edhe një ekzaminim tjetër ekografik për të vlerësuar pozicionin fetal. Nëse pozicioni vazhdon të jetë jetë podalik (me kokë lart), atëherë të rekomandoj që lindja të përfundoj me operacion cezarian.
Placenca e vendosur në murin posterior të mitrës, nuk përbën problem as për lindjen cezariane e as për lindjen natyrore.
Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje Dok. une jam shtatzane 38 jave e 5 dite,para 2 ditesh bera nje vizite e duhet te beja dhe viziten gjinekologjike per te pare gjendjen apo hapjen e mundshem apo cervikometrin nese jam e sakte. per mua kjo eshte shtatzania e pare dhe se di si procedohet ne fazat e fundit te shtatzanise. une deri tani kam pasur nje shtatzani te qet,pa komplikacione por u bera merak kur mjeku me tha qe femija ska marr pozicionin e lindjes eshte ende me koke lart. dhe pasi me mati tensionin e kisha pak te lart ne ate moment. me qetesoi per momentin duke me thene 'se eshte vet femija i levizshem' meqe i tille ka qene,e kam ndjere te levizi qe javen e 17,mezi i percaktuam gjinine se srrinte ne nje vend, dhe me ka lene viziten tjeter ne dt.21 shkurt. une kam placenten posteriore. tani doja tju pyesja a ka ndonje problem qe femija s'eshte kthyer? cfare mund te ndodhi keto dite? po placenta posteriore perben problem per lindjen me cezar ne rast se do me duhet te lind ne kete forme? ju cfare me keshilloni lindje natyrale apo cezar? pozicioni me koke lart perben problem per femijen? une ndjej shtypje te forta te diafragmes dhe sidomos naten nuk mbushem me fryme. kam merak sepse po stresohem tani nga fundi e sdua te ndikoj cunin....ju cfare me rekomandoni? faleminderit paraprakisht