Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Skuqja e vaginës

Pershendetje dr po te shkruaj perseri rasti im ka qen dhe te pata pyt un kam infeksion vaginal staphylococcus aureus dr ime ktu ne prishtine me ka pershkru vaginalete flagyl 8mbremje pram i kam perfundu dhe tjetra terapi eshte mbasi te me vije cikli mbas tij me vaginalete polygynaxs mirpo une pas vag.flagyl dhe gjat marrjes se tij diten e 3 e vrejta nje skuqje ,mbasi qe i kryta vagina po me rri e skuqur ee shikoja ne pasqyr shume e skuqur mirpo shpresoj qe edhe me perdorimin e polygnaxs besoj te me largohet skuqja jam shqetesu qfar me keshilloni ju qfar te beje per kete skuqje aa largohet dhe si pasoj e qkafit eshte , ju pershendes.

Rona Rama (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona

Trajtimi me ovula flagyl, predispozon fillimin e një kandidozë vulvo-vaginale. Por kjo nuk është problem. Ovulat polygynax, janë ovula të kombinuara që në përbërjen e tyre kanë edhe antimykotik. Ky trajtim do ta lehtësoj përfundimisht gjendjen tënde.

Të uroj shërim të shpejtë.

Rona Rama (14 vite më parë)
flm shume per keshill

/komuniteti