A është e dëmshme të përdori Dostinex dhe njëkohësisht të mbes shtatzënë?
Duce
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Dostinex është preparat që ndihmon uljen e nivelit të prolaktinës. Me nivel të lartë, shtatzënia nuk mund të ndodhë. Prandaj pasi ta kesh marrë mjekim dhe të jetë ulur niveli i prolaktinës, mund të provosh të mbetesh shtatzënë dhe kjo të bëhet një muaj pas përfundimit të terapisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe.
Ju lutem te me keshilloni nese eshte e demshme te marre Dostinex dhe te provoje te mbes shtatzene? Kam pyetur doktorin qe me ka pershkruar dostinexin ne telefon me ka thene qe mundem, por kam lexuar ne internet qe kishte qene mire pasi te kryej terapine nje muaj pas te provoj, tash jam konfuze nuk e di ju lutem me ndihmoni. Une e kam nderprere gjidhenjen e djalit qe dy muaj, vetem javen e pare qe e kam nderprere kam pi nje dostinex dhe mendova qe jam pastru, por pas dy muajve me kontrolloi doktori pse nuk kam mundur te mbes shtatzene, e pa qe gjini kur e shtrydh rrjedh qumesht, dhe mi pershkruajti dostinex ka 3 x 1 ne cdo jave, pastaj me ka shkruar me bo analizen e prolaktines.