Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth vezoreve

Pershendetje doktoreshe! Pyetja ime eshte kjo: a mund te ngelet shtatezene nje femer mbas kurimit te vezoreve te ftohura? pra ka qene e ftohur dhe eshte kuruar... cilat jane disa nga simptomat me te rendesishme per te kuptuar nese je e ftohur ne vezore apo jo? dhe a mund te dallohet nepermjet ekos ne je e ftohur ne vezore apo jo? nese jo si i behet per ta verifikuar? Gjithe te mirat!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elma

Nëse termi ftohje e vezoreve do të thotë që folikuli nuk ka maturimin e duhur, atëherë problemi është i zgjidhshëm. Nëpërmjet trajtimit me stimulus të ovulacionit, është e mundur që të arrihet maturimi maksimal i folikulit dhe të krijohet mundësia që veza të dalë në qarkullim. Me ekografi mund të verifikohet saktësisht dita kur ndodh ky maturim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti