Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të bëhet lindja me stimulim në javën e 38?

Pershendetje doktoreshe e dashur, uroj te jeni sa me mire. Jam ne javen e 30 sipas ciklit dhe sipas moshes ekografike jam 31 jave-she, per arsye familjare dhe te tjera, ndjekjen e shtatzanise gjithashtu dhe lindjen do e bejme ne spitalin Amerikan, doktorri qe eshte atje eshte mik i familjes se burrit keshtu qe... deri tani gjithshka ka shkuar me se mire, te shpresojme edhe keto jave qe kane mbetur te na shkoje mbare. Une doja te dija prej jush me qe jam larg ne Elbasan mund ta lind femijen ne javen e 38 me prerje cezerjane apo me stimulim, a perben problem per bebin tim, a po te pres kur te vijne dhimbjet e lindjes, vetem se kam frike ngaqe jemi pak km, larg. Te uroj shendet dhe gjithe te mirat, me ke dhene kurajo dhe force kurdo here. Me respekt Marsida Ashiku, Elbasan.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Nëse vendos që lindja të kryhet me operacion cezarian, atëherë ajo planifikohet pas javës së 39-të të shtatzënisë, atëherë kur mendohet që bebi ka arritur maturitetin e tij të plotë pa pritur që të fillojnë dhimbjet e lindjes.

Të shtatëzni të mbarë.

/komuniteti