Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me ciklin

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Kete muaj cikli me ka ardhur shume me pare sec duhet. Normalisht kam nje cikel te rregullt ne nje kohe prej 26-28 dite. Ne janar e pata ne daten 26 dhe tani ne shkurt me ndodhi ne daten 13. Perpara se te me vinte cikli rreth 2 jave kam pasur dhimbje te medha gjoksi si dhe e kam pasur te fryre. Jam e shqetesuar sepse nuk e di se cpo ndodh. Ju falenderoj per pergjigjet tuaja dhe ju uroj me te mirat. Shume faleminderit

Elda Shehu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Kjo që përshkruan, është një çrregullim i ciklit menstrual i cili edhe mund të ndodh një herë në vit në jetën e një gruaje për shkaqe të ndryshme, e midis tyre edhe për shkak të ndonjë stresi të mundshëm. Të rekomandoj të presësh ciklet e rradhës. Nëse çrregullimi përsëritet qoftë edhe në forma të tjera, të rekomandoj të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime, për të gjendur dhe trajtuar shkakun e këtij çrregullimi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti