Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Spo me shërohen hemorroidet!

Pershendetje e nderuar Dr, kam nje muaj qe kam lind dhe me kane dale hemorroidet qe prej 1 jave. I kam ndjekur keshillat e dhena prej jush ne kete portal po asgje s`eshte permiresuar. Sapo kryej jashteqitjen ato acarohen serishte. Po lyhem me krem procto-glyvenol dy here ne dite. A ka dicka tjeter qe mund te bej pasi qetesohem vetem pasi pi OKI por kam merak mos ndikojne ne gjidhenie? iu lutem me ktheni pergjigje, faleminderit.

Desa Desa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Briseida

Të rekomandoj të drejtohet tek mjeku proktolog (mjeku që merret me zorën e trashë), për të bërë ekzaminimet e nevojshme dhe për të marrë një trajtim të specializuar. Gjatë kësaj periudhe, lahu sa më shpesh të jetë e mundur me ujë të ftohtë. Gjithahstu duhet të përmirësosh dietën ushqimore duke përdorur sa më shumë lëngje dhe produkte me fibra që të lehtësohet jashtëqitja.

Përdorimi i OKI, nuk ndikon në gjidhënie.

Të uroj shërim të shpejtë.

Desa Desa (14 vite më parë)
Shume , shume falemindeit per kohen dhe mendimin tuaj.

/komuniteti