Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia jashtë mitre

Une jam 30 vjece.isha shtatezane 5 javeshe. ne daten 10 shkurt pata hemoragjine daten 12 shkurt me ane te BHCG dhe echos vaginale qe ishte ne ulje u konfirmua qe ishte shtatezani jashte mitre ne tubin e majte, dhe qe ishte nderprere. tani ne tubin e majte ka mbetur (ca mund te thuhet tani fetusi pa jete) dhe dje me erdhi hemoragjia e ne te kuqe te paster. Mjeku me tha qe tubi nuk eshte care dhe do presim fetusi i pajete te shperbehet vete. A mund te ndodh kjo? Mos ka ndonje ilac qe ndihmon ne tharjen, apo ne rrezimin e tij? A mund te shpetoj nga operacioni? Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje se nuk po di ca do bej se jam ne gjendje ankthi duke pritur mos te kem gjendje te fikti te shkoj ne urgjence...Nese ka ilac si e ka emrin...\nuk kam femije..ishte femija im i pare...pervec humbjes qe pesova duhet te shpetoj tubin..qe te mund te kem me femije... ju faleminderit shume

Mira Hysa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Nëse shtatzënia është ndërprerë, masa do të përthithet/absorbuhet. Meqë shtatzënia është e ndërprerë, nuk ka mundësi që të japë klinikën urgjente që jep shtatzënia ekstra-uterine e pa ndërprerë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti