Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja e mitrës

Persh.dokt. jam ne javen e 38+2, dje bera nje vizite vaginale dhe dokt. me tha qe jam hapur 3 cm dhe shume shpejt do filloje aktiviteti i lindjes por kane kaluar 20 ore dhe une nuk kam kontraksione vetem shume dhimbje mesi dhe ndonjehere ne fund te barkut. Sa afer lindjes jam dhe me kaq e hapur pse o vonon kaq shume? Ju lutem me jepni nje pergj. Faleminderit.

Dorina Agalliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Megjithëse je hapur 3 cm dhe ka rënë tapo mukoike, nuk do të thotë që aktiviteti i lindjes të filloj menjëherë. Duhet të qëndrosh në observacion të rreptë nga mjeku, thuajse përditë, që do të presë lindjen, për të monitoruar gjendjen e bebit dhe likidin amniotik.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti