Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta shumë poshtë

Pershendetje doktor jam ne javen 15+6 mbreme pata kontroll me tha mjeku se placenten e kam poshte se mundem te kem gjakderdhje... Ju lutem me tregoni a eshte diqka rrezik per abort dhe a rrezikohet bebi ne kete pozite te placentes? Ju lutem me keshilloni se cfare te bej? Terapi kam vetem gravid dhe magnezium....Gjith te mirat per ju ...

Ani Jani (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Jetoani

Vendosja e placentës në segmentin më të ulët të mitrës, quhet placenta previa. Placenta e vëzhguar në ekografi, është vendosur poshtë pjesës paraqitëse të fetusit. Ajo mund të provokojë hemorragji të menjëherëshme, pa dhëmbje kryesisht në tremujorin e tretë të shtaztënisë. Meqë mjeku ka konstatuar që placenta është e vendosur poshtë, rregjimi i shtratit është i rekomanduar dhe mjeku është ai i cili përcakton mënyrën e lindjes në këtë rast.

Te uroj shtatzëni të mbarë gjer në term.

/komuniteti