Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pjekja e placentës në shkallën e II a rrezikon bebi?

Doktoreshe e nderuar, te me falesh qe te bej kaq shume pyetje, pata viziten e radhes ne date 16 dhe mjeku vuri se placenta ishte pjekur ne shkallen e II, dhe kjo e shqetesoi dhe ate dhe ne , me dha te beja injeksione qe sherbejne per forcim te mushkerise se bebit dhe aspirine 100 mg nje tablete ne dite mbas dy javesh kemi lene viziten tjeter. Si mendoni a rrezikojme ne te dy, sidomos bebi, te lutem me shkruaj. Me respekt Marsida

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Placenta e pjekur e shkallës së dytë, tregon se placenta ka filluar të plaket në krahsim me moshën e shtatzënisë. Ndjekja e kujdeshme, do të kapë momentin se kur fëmija duhet liruar nga barku që të mos filloj vuajtja kronike e tij. Prandaj të këshilloj të ndjekësh të gjitha rekomandimet që të ka dhënë mjeku.

Uroj që shtatzënia të shkoj sa më afër termit.

/komuniteti