Dua të kem një bebe të dytë
Adelajda Vogel
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Lindja e një fëmijë me operacion, nuk kushtëzon lindjen e tjera që edhe ato të jenë me operacion. Mjekët gjithnjë tentojnë dhe duhet të tentojnë për lindje normale vaginale edhe kur lindja e paraardhëse ka qënë me prerje cezariane, por sigurisht, gadishmëria operatore duhet të jetë e pranishme.
Gjithashtu lindja me operacion nuk kushtëzon periudhën kohore të lindjes së një fëmijë tjetër por, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që fëmija pasardhës të mos konceptohet para se të kenë kaluar dy vjet nga lindja e parë.
Gjithë të mirat.
Kam lindur para 1 viti me operim kur mund te provoj per nje bebe te dyte pasi e deshirojme shume kete gje por qe mund te lind ne menyre natyrale? Jam ne ankth per pergjigjen tuaj dhe sa kohe duhet te pres? Pergezime per punen qe beni.