Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirja e këmbëve dhe duarve

Pershendetje. Jam shtatzene ne javen e 15, ne mbremje me mpihen shume kembet dhe duart, gje qe eshte shume e padurueshme. A mund te me tregoni si te veproj? gjitha te mirat.

Adelina Uksmajli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen tek shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Ndjenja e djegies dhe e të shpuarit, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kyçin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.

Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duart mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti