Lëvizjet e tensionit
Zanfina Haliti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Zanfina
Tensioni i luhatshëm, nuk është normal në shtatzëni. Duhet gjithsesi të ndjekësh këshillat e mjekut tënd gjinekolog. Medikamentet për qetësues apo për gjumë gjatë shtatzënisë edhe mund të përdoren, nëse mjeku i ka përshkruar ato. Lexo fletën shoqëruese të preparatit që po përdor, pasi aty përshkruhet nëse përdorimi i tyre është i indikuar apo jo.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e 24 te shtatzanise dhe kete javen e fundit kam pas levizje te tensionit nga 90-60 deri 130-80 dhe jam konsulltuar me gjinekologun me keshilloj te perdor Bensedin 2 mg dy here ne dite mirepo une jam e shqetesua nese shkakton ndonje deme ky prepaart te bebi? ju lutem me keshilloni, falemnderit.