Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Miredita doktoreshe, a mund te kryeje pa problem marredhenie seksuale me bashkeshortin tim? Tani jam pothuajse ne javen e 8 te shtatzanise dhe qe kur mora vesh qe isha shtatzane para tre javesh nuk kemi kryer marredhenie pasi mjekja na tha qe prisni pak javet e para. Faleminderit

Elda Kola (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).

Është mirë për shumë arsye që muajin e fundit të shtatzënisë edhe me mirëkuptimin midis çiftit, marrëdhënia seksuale të jetë e përmbajtur dhe të zëvëndësohet me sa më shumë dashuri përkëdhelëse dhe kujdes reciprok.

Ju uroj të kaloni shtatzëni normale.

/komuniteti