Placenta e vjetëruar
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Placenta e pjekur e shkallës së dytë, tregon se placenta ka filluar të plaket në krahsim me moshën e shtatzënisë. Ndjekja e kujdeshme, do të kapë momentin se kur fëmija duhet liruar nga barku që të mos filloj vuajtja kronike e tij. Prandaj të këshilloj të ndjekësh të gjitha rekomandimet që të ka dhënë mjeku.
Uroj që shtatzënia të shkoj sa më afër termit.
Dr. Moza po te shkruaj per se dyti per kete ceshtje qe me ka shqetesuar shume. Pata vizitene radhes para dy ditesh mjeku vuri re se placenta eshte plakur ose vjeteruar , nuk e di si e quani a e pjekur ne shkalle te dyte me tha, me tha te beja ineksjone celestone, bera une mi sollen nga greqia per forcimin e mushkerive te bebit, ne rast se lin me pare. Me tha qe gjendja nuk eshte per tu shqetesuar , por duhet t`i paraprijme nese duhet te lind para javes se 37. Me kadhe per te pire dhe aspirine 100.Mg. Me thuaj te lutem si e mendoni ju, jam ne merak te madh, si do te shkoje, tani jam 31 javeshe. Ai me tha qe tre jave jane me e pakta mund te shkojme deri ne kohen qe duam ne java 37, por une gjithsesi jam teper e shqetesuar..