Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është rrezik për bebin sekrecionet e kafta?

Pershendetje doktoreshe Keta, jam ne javen e 10-te te shtatezanise mirepo dite me pare kam pasur sekrecione te kafta jo te lengshme por me te trasha. Sa eshte rrezik per bebin, ndonese ne nje kontroll gjinekologjike me ultratingull mjeku nuk verejti demtime tek bebi? a eshte e rrezikshme nje gje e tille nese perseritet? me shume respekt, Valentina.

Tina Rexha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Sekrecionet kafe që përshkruan, mund të mos ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë, por nëse përsëritet duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog, i cili me anë të ekzaminimeve ka mundësi të përcaktoj shkakun e kësaj hemorragjie të lehtë dhe ta dominojë atë me preparate mjeksore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti