Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Orgametrili dhe shtatzenia

Pershendetje dr.Keta shpresoj te jeni mire me shendet... Mesa e di une se perdorimi i orgametrilit para se te ndodh shtatzani nuk sjell kurfar efekti anesor tek fryti por desha ta dij edhe nga ju qfare mendoni ju...Sepse une pas voneses se ciklit bera beta hcg re rezultoi negativ dhe gjinekologia mi pershkroi orgametril tab 5mg 2x1tab,mirpo pas perdorimit te tij i bera 2teste shtatzanie dhe me rezultuan pozitive..Desha nga ju te me spjegoni qfare te ndermarr tash...Pas kontaktimit te gjinekologes per preferoj te pres edhe pakes dhe me tha te perdor gravid tab...

V F T (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatmire

Preparati orgametril është progestativ, i cili nuk ka asnjë efekt anësor mbi shtatzëninë.

Meqë shtatzënia është e konfirmuar me anë të beta HCG, bëj edhe një ekografi me sondë vaginale për të përcaktur vendndodhjen e saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti