Sekret i bardhë pas urinimit
Merita Mustafa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Është normale shtimi i sekrecioneve vaginale tek gratë shtatzëna, kur analizat e kulturës dhe strishos së tyre rezultojnë të pastra.
Nëqoftëse shoqërohen me djegie, kruarje etj, duhet të mendohet për infeksion gjenital.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 9 te shtatzenise, por ditet e fundit po e vereje se kohe pas kohe pas pastrimit pas urinimit pak si sekret i bardh miredhe po pa arome te keqe dhe vetem pak dhe jo rregullisht prandaj desha te di nese eshte fjala per infeksion apo eshte diqka normale. Gjithe te mirat.