Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur merr bebi pozicionin e duhur?

Mirembrema doktoreshe Mimoza. Jam ne javen e 35-te te shatezanise dhe nuk kam bere ende eko per te pare nese bebi ka marr pozicion ose jo. Nderkohe jam ende ne pune dhe shpesh mbasdite kam pak dhimbje mesi dhe pak dhimbje vaginale. A kam ende kohe per te bere ekon apo duhet te shkoj qe tani te shoh pozicionin e bebit? Kur merr bebi pozicionin duhur? Ju uroj gjithe te mirat dhe pune te mbare! Me respekt Denisa.

Diellza Avdia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Në përgjithësi deri në fund të javës së 31, pozicioni i lindjes fetale fiksohet. Rastet kur pozicioni fetal mund të ndryshoj, ndodhin kur fëmija është mjaft i lëvizshëm dhe quhet fetus mobilis.

Gjithë të mirat.

/komuniteti