Chorimon amp dhe utrogestan
Ela Ela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Ampulat TH choriomon, ndihmojnë për të çliruar vezën nga folikuli i maturuar. Ndërsa utrogestani është preparat progestativ, i cili ndikon mbi endometriumin duke e bërë atë të gatshëm për vendosjen e shtatzënisë nësë ndodh. Përdorimi i këtyre preparateve, nuk ka efekte anëse por ndihmon në eliminimin e cisteve nëse ato formohen.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje dr Mimosa Pasi qe perdora 8 dite radhazi amp merional , dje isha ne kontroll qe i bie dita e 11 e ciklit ,paporti eshte keshtu: Mitra me avf me endometriume te kjarte e cila i pergjigjet fazez proliferative 0/dex verehen 4 folikula me dimens 18mmx17mm 0/sin 5 folikula me dimens 18mmx19mm TH chorimon 2 amp 5000 im ne ora 20 h Utrogestan vag 3x1+ folacin 1x1 Doktorresh dua ta di cfar funksioni ka ky injeksion dhe terapia me utrogestan , a ka efekt ansor pasi qe edhe dr me tha qe mund te paraqiten ciste ne form te ujit , a paraqet rrezik , dhe a mund te shpresoj per nje shtatzani pasi qe 3 vite e gjysme kemi qe tentojme.