Beba e formuar
Besiana Pavata
(14 vite më parë)
Përshëndetje Besiana
Nëse përmasat e bebit janë më të mëdha se sa duhet të ishin për moshën e shtatzënisë, kjo tregon që bebi është më i zhvilluar dhe nuk do të thotë se ka rrezik për lindje para kohe. Ndjekja e kujdesëshme e shtatzënisë, do të tregoj momentin se kur do ndodhë lindja. Nëse përmasat e bebit përputhen me përmasat e bacinit, atëherë mund të pritet për lindje me rrugë natyrale. Në të kundërt mjeku do të sugjerojë lindjen me operacion cezarian.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe e nderuar,me fal nese ju mar kohe .Jam ne javen e 32 te shtatezanise,dje isha ne kontrolle te mjeku dhe me tha se beba eshte formuar sa te ishte ne javen e 34,desha te pyes a perben ndonje rrezik lindje te parakohshme apo diqka tjeter?!Me tha se nuk jam e hapur asnje cm dhe se jam shume trashe poshte,a perben ndonje rrezik dhe a kam mundsi me lind normal apo qfare? Faleminderit per kohen tuaj..