Shkurtimi i qafës së mitrës
Eda Bejtja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eda
Kur qafa e mitrës është shkurtuar dhe për më tepër e shoqëruar me dhimbje, rregjimi i shtratit si dhe përdorimi i preparateve për të dominuar kontraksionet/dhimbjet janë të shumë të rëndësishme. Me patjetër zbato këshillat e mjekut. Shkurtimi i qafës së mitrës në atë madhësi, nuk mendoj që mund të sjellë lindje parakohe për moshën e shtatzënisë që je.
Uroj që shtatzënia të ecë sa më gjatë.
Pershendetje doktoreshe, sot isha per vizite te doktori dhe me tha qe ka filluar te te shkurtohet qafa e mitres , ka arrit ne 3.3 cm ne nje kohe kur duhej te ishte 4 ( nuk e di a jane thjesht shembuj apo jane vlera te sakta), jam ne javen e 35 te shtatzanise dhe kam lindur dy femije me perpara me operacion cesarean, kjo eshte lindja e trete dhe djaljn e vogel e kam 20 muajsh tani Deri tani kam qene shume mire skam pasur asnje problem por tani ndjej qe femija eshte shume poshte dhe sa here qe leviz kam dimbje barku.Me rekomandoi te pi 4 tableta ne dite Spasmex per 10 dite dhe te pushoj sa me shume si dhe te rri shtrire. Si mendoni ju a ka rrezik serioz per lindje para kohe?Shume faleminderit.